Në qytetin gjerman Göttingen, disa familje kosovare dhe arabe nuk përfillën rregullat e shtetit për të mos u mbledhur më shumë se 2 veta. 30 meshkuj kosovarë dhe arabë u mblodhën në një lokal për të festuar festën e Bajramit pas përfundimit të muajit të Ramazanit.
Petra Broistedt, anëtare e këshillit bashkiak dhe përgjegjëse e sigurisë në këtë qytet po akuzon kosovarët për këto mbledhi të pakujdeshme siç i quan ajo, dhe thotë se janë fajtorët kryesor për përhapjen e Covid-19 në Göttingen, qyetin me 100.000 mijë banorë ku numri i të prekurëve është rritur pas bajramit.
“Pakujdesia e bëri të veten. Vizitat familjare kanë bërë që koronavirusi të shpërndahet më shumë. Aktualisht kemi 60 të infektuar në kompleksin e banimit Iduna”, shprehet e shqetësuar Broistedt, e cila shtoi se nëse vazhdon rritja e numrit do të duhet të futen në karantinë përsëri.
Në anën tjetër, banorët muslimanë kosovarë dhe arabë thonë se tani në lagjet e tyre ata po shikohen si kriminel, dhe nuk po përshëndeten si më parë nga fqinjët.
Heiko, që jeton prej vitesh në kompleksin Iduna në qytetin Göttingen thotë se po ndjehet i burgosur dhe si kriminel në lagjen e tij, edhe pse i mohon akuzat se ka kryer vizita familjare gjatë Bajramit, shkruan Gazeta Metro.
“Ndihem si i burgosur, si një kriminel. Njerëzit më hedhin vështrime të shtrembëra në rrugë, disa edhe më shajnë. Të tjerë madje kanë pështyrë pasi kam kthyer shpinën”, thotë Heiko.