Kryetari i PDK-së Kadri veseli qëndroi gjatë ditës në Prizren, ku para kryesisë qëndrore të partisë dhe para qytetarëve të Kosovës, prezantoi platformën e rimëkëmbjes kombëtare, përcjell InLajmi.
Veseli tha se ky është misioni që fillon për ti larguar qeveritë e mashtrimit e status-quos dhe e kthen PDK-në në krye të shtetit.
Kjo është platforma e ideologjisë djathtiste, që mbron vlerat tradicionale, ruan miqësitë dhe zhvillon lirinë.
Angazhimi ynë është për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kudo, mos-cenimin e kufijve të Kosovës, ruajtjen e lirisë dhe mbrojtjen e vlerave çlirimtare të popullit tonë.
“Më pak fuqi Qeverisë dhe politikanëve, e më shumë fuqi ndërmarrëseve. Më pak burokraci në vendimmarrje, më pak procedura dhe më pak tatime. Më shumë përkrahje prodhimit, eksportit dhe punësimit” tha ai.
Veseli tha se e kam filluar nga brenda dhe do ta çrrënjos deri në fund në tërë Kosovën. Procesi i Vettingut për të ndjekur e dënuar çdo të korruptuar dhe uzurpator të pronave publike, nuk është akt deklarativ, siç ka menduar qeverisja e mashtrimit.
Nga Prizreni kanë nisur çdo herë fitoret e Partisë Demokratike të Kosovës./InLajmi/