Kryetari i Komunës së Vushtrrisë Xhafer Tahiri, ka reaguar ndaj sulmeve që së fundmi po i bëhen familjes së kryeparlamentares Vjosa Osmanit, konkretisht babit të saj Raif Osmani, përcjell InLajmi.
Ai tha se sulmet, kërcënimet e shantazhet e Presidentit ndaj Kryetares së parë femër të Kuvendit të Republikës Vjosa Osmani janë të papranueshme.
“Unë nuk do të heshti, sepse Vjosa nuk është vetëm Kryetare e Kuvendit dhe Nenkryetare e LDK por është simbol i arritjeve të shoqërisë shqiptare për barazi e emancipim” shkroi Tahiri në facebook.
Ndryshe ishte vet Raif Osmani ai i cili ka mohuar akuzat se ka qenë pjestar i policisë serbe, duke deklaruar që ka punuar në shërbim të presidentit Ibrahim Rugova./InLajmi/