Rrjeti i Grave të Kosovës ka bërë thirrje të ndalen sulmet dhe shpifjet ndaj Kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani, përcjell InLajmi.
Në reagimin e RRGK-së, nuk përmendet konkretisht Presidenti Thaçi me të cilin kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani ka pasur përplasje.
“Rrjeti i Grave të Kosovës (RRGK) shpreh shqetësim për sulmet e vazhdueshme dhe shpifjet ndaj kryeparlamentares së parë në Kosovë, Vjosa Osmanit.Duke përsëritur kërkesën që të ndalen sulmet ndaj grave në politikë dhe vendimmarrje, përmes kësaj letre bëjmë thirrje që të mos cenohet integriteti dhe kontributi i Osmanit në sferën publike”, thuhet në reagimin e RRGK-së.
Tutje në reagim thuhet se kundërshtimet mes bartësve të institucioneve duhet të shprehen pa linqime ndaj familjarëve, duke mos përmendur konkretisht Presidentin Thaçi i cili deklaroi mbrëmë se dikush nga familja e Osmanit i ka shërbyer regjimit të Serbisë./InLajmi/