Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar “Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit” për muajin maj 2020, duke krahasuar çmimet e këtij muaji me atë të prillit, përcjell InLajmi.
Përmes një komunikate për media, ASK-ja bën të ditur se inflacioni mujor i matur nga Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit ishte (-0.3%) në muajin maj 2020, krahasuar me muajin prill 2020.
Kjo kryesisht është shpjeguar me rënien e çmimeve të konsumit të perimeve, energjisë elektrike, gaz dhe lëndë djegëse të tjera, përdorimi i pajisjeve për transportin personal, rënie e çmimeve të naftës dhe benzinës.
Ndërsa, ngritje e çmimeve vërehet te buka dhe drithërat, pemët ,veshjet, pajisjet shtëpiake, sheqerit dhe mjaltës./InLajmi/