Tifozët spanjoll pritet të fillojnë të kthehen në ndeshjet e futbollit spanjoll nga 29 qershori pasi stadiumet do të fillojnë të rihapen pjesërisht.
Sipas El Mundo Deportivo, qeveria spanjolle është e vendosur të njoftojë një dekret i cili do të lejojë që stadiumet të rihapen me një kapacitet të kufizuar – mendohet të jetë 30 për qind deri në fund të muajit.
Me këtë rast, ndeshja në shtëpi e Barcelonës kundër Atletico Madridit do të kishte 30 mijë tifozë pjesëmarrës në Camp Nou.
Dy divizionet e para të futbollit spanjoll pritet të rikthehen gjatë kësaj jave pas një pezullimi tre mujor pas shpërthimit të coronavirusit, por të gjitha ndeshjet fillimisht do të luhen pas dyerve të mbyllura, transmeton Telegrafi.
Thuhet se ka disa klube që po eksplorojnë mundësitë e lejimit të kapaciteteve të zvogëluara në stadiumet e tyre, në mënyrë që të përputhen me masat distancuese sociale në të gjithë vendin.