Zëvendëskryeministrja e Qeverisë Hoti, Albulena Balaj- Halimaj, së bashku me Kryetarin e Nismas Socialdemokrate – Dega në Prizren, Zafir Berisha, morën pjesë në ekspozitën e autorit Parim Kosova në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit për nder të 142 vjetorit të themelimit të saj, përcjell InLajmi.
Ajo u shpreh se 142 vite më parë, pikërisht në qytetin e Prizrenit u vendos kurora e bashkimit në rrugëtimin e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi, duke u betuar se në asnjë formë nuk do të hiqet dorë nga ideali për kombin e çliruar.
“Sot kujtojmë me nderim bashkimin e rilindësve nga të gjitha viset shqiptare, duke mësuar nga përvoja historike dhe duke mos e harruar asnjëherë platformën kombëtare të Lidhjes së Prizrenit, duke kujtuar përpjekjet shekullore të popullit tonë” shkroi Balaj- Halimaj në facebook.
Ajo uroi 142 vjetorin duke thënë se gjeneratë pas gjenerate do t’u jemi mirënjohës gjithë atyre që morën pjesë në Lidhjen e Prizrenit./InLajmi/