Sot bëhen dy vite nga vdekja e legjendës së futbollit shqiptar dhe ish-presidentit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrit, shkruan InLajmi.
Pas një sulmi në zemër, Fadil Vokrri ndërroi jetë në moshën 57 vjeçare, më 9 qershor të vitit 2018.
Vokrri ka drejtuar FFK-në për mbi një dekadë, ndërsa ka udhëhequr Federatën në procesin e pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA. Pas shumë përpjekjeve të Vokrrit dhe anëtarëve të tjerë të FFK-së, Kosova në vitin 2016 u pranua në UEFA dhe FIFA.
Për nder të veprimtarisë së Vokrrit, nga ora 09:00 do të bëhen homazhe pranë varrit të tij, në varrezat e qytetit të Prishtinës, ndërsa në ora 13:00 publikohet buçeta fituese e shtatores së Fadil Vokrrit, të cilin do ta shpalosin kryeministri Avdullah Hoti dhe ministrja e Kulturës, Vlora Dumoshi. /InLajmi/