Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti ka dhënë lajmin se ka dalur rezultati testimit të edukatores e cila dyshohej se është infektuar me koronavirus,përcjell InLajmi.
Ahmeti përmes rrjetit social facebook ka thënë se rezultati i testimit për mësuesën është negativ dhe çerdhja Xixëllonjat pritet që nesër të rifillojë mësimin.
Ai ka shtuar se edukatorja do të jetë e vetëizoluar për 14 ditë.
Përndryshe i pari i pari i Prishtinës ka mbyllur përkohësisht 3 qerdhe ku njëra prej tyre është çerdhja Xixëllonjat ku pritet të hapet nesër. /InLajmi/