Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një konferencë për media tha se institucionet e vendit janë të gatshme për rifillimin e dialogut me Serbinë, raporton InLajmi.
Ai tha se është optimist qe marrëveshja do të ndodhë këtë vit duke theksuar se e vetmja mënyrë e dialogut me Serbinë do të jetë njohja reciproke e cila i hap rrugë vendit edhe për liberalizim të vizave.
I pari i shtetit potencoi se SHBA-ja është mbrapa Kosovës.
“Shpreh mirënjohje dhe jam i inkurajuar për heqjen e çdo preteksti që Serbia e ka krijua robër tinikur dialogut. Kosova e ka të qartë se çfarë kërkon ën dialog do të thotë njohjen reciproke dhe është bashkë me ShBA-në. Nuk kemi se çfarë të hezitojmë jemi në rrugën e sigurt”.
“Duhet të lëvizim sa me shpejt në ketë drejtim që të jemi pjese e NATO dhe BE-së që ta konsolidojmë shtetin në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar”, tha ai.
“Jam optimist që gjërat do të lëvizin në drejtim të duhur dhe kam besim të plotë në SHBA. Destinacion im është i qartë që të jemi pjesë e BE-së”.
Thaçi deklaroi se bashkëpunimi i brendshëm politik do të mundësojë marrëdhënie të mira me shtetet mike.
Ai përmendi se vendimet e fundit të Qeverisë janë vendime strategjike për vendin, kurse ato të mëhershmet nga qeveritë e kaluar për taksën dhe demarkacionin me Malin e Zi kanë qenë vetëm vendime popullsite.
“Do të punojmë qe të jemi sa më unik e të bashkuar. Ky vullnet e bashkëpunim i brendshëm garanton edhe marrëdhënie të mira ndërkombëtare”.
“U zhbllokuan fondet e MCS që do të thotë shumë për vendin në krizën në të cilën gjendet. Vendimet e fundit qe sollën këto të arritur dëshmuan se ne nuk duhet të vonohemi dhe të marrim vendime strategjike. Kurse vendimet popullsitë siç demarkacioni me Malin e Zi, taksa e reciprociteti”.
“SHBA do të jenë të përkushtuara që ne të lëvizim para, por as Kosova duhet të ketë vizion dhe në kultivimin e plotë të marrëdhënieve”, tha ai./InLajmi/