Sot në vend do të mbajë mot i ndryshueshëm dhe i nxehtë. Përpos intervaleve kohore me diell pasdite priten zhvillime lokale të vranësirave konvektive të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 10-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-10 m/s.
Reshjet do të jenë mjaft të izoluara dhe në këtë mënyrë shumica e territorit do të mbetet pa reshje./InLajmi/