Pas tërmetit që u ndje në Shqipëri në orët e pasditës dhe e cila ishte 4.3 shkallë të rihterit, Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detaje.
Sipas Ministrisë epiqendra e këtij tërmeti ishte në Gjirin e Lalzit
Njoftimi i plotë:
“Sipas infove paraprake nga IGJEUM, lëkundjet me magnitudë 4.3 të shkallës rihter me epiqendër në Gjirin e Lalzit.” kjo është deklarata zyrtare e bërë nga ministria e Mbrojtjes për sa i përket lëkundjes së fundit të të tërmetit që u ndje pak më parë në Durrës, Tiranë dhe zonat përreth.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale, apo viktima, shkruan Top-Channel.
Ndërkohë edhe gjatë natës në vendin tonë ka pasur lëkundje sizmike të herëpashershme.