Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media të mbajtur sonte në orët e vona ka thënë se gjendja me koronavirus vazhdon të mbetet normale, duke shtuar se nuk ka nevojë të bëhet panikë, raporton InLajmi.
Ministri zemaj tha se për momentin krejt çka duhet është të respektohen rekomandimet nga IKSHPK-ja.
“Momentalisht situata është normale, nuk ka vend për panik ashtu siç është prezantuar në orët e pasdites, krejt çka duhet është ta rrisim kujdesin, ta mbajmë distancën dhe ti respektojmë rekomandimet. Për këtë arsye organet e pavarura do ta shtojnë kontrollin e mbikëqyrjes”, tha Ministri Zemaj.
Ai bër thirrje të drejtpërdrejtë ka bërë thirrje që të bëhet kujdes.
“Gjendja duhet të ndryshojë për së miri dhe të mos kemi nevojë të përballemi me masa shtesë. Virusi është akoma prezent, mos besoni deklaratave të ndryshme për shkak të interesave të ndryshme, por besojuni profesionistëve shëndetësorë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se Qeveria ka marrë vendim që qysh nesër të ketë lëvizje të lirë edhe në kufi. /InLajmi/