Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, e cila e heqi reciprocitetin ndaj Serbisë, përcjell InLajmi.
Krasniqi ka lënë të kuptohet se ka mirëpritur këtë vendim, duke treguar me anë të një shkrimi të gjatë në rrjetin social facebook, se Kosova nuk është e barabartë me Serbinë në asnjë segment, gjë që nuk e lë të funksionojë reciprociteti i vendosur nga ish-Qeveria Kurti dhe se një gjë e tillë nuk është asgjë tjetër përveçse një manipulim dhe një gjë e pazbatueshme.
Madje me këtë të fundit ai ka ironizuar me gjuhën që fliste ish-kreu i Qeverisë, i cili ka akuzuar politikanët e Kosovës për sjellje të buta ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke ironizuar me ta se sa herë që ju kërkohet diçka bëjnë ‘Amelika Amelika./InLajmi/