Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës Bekim Haxhiu ka kritikuarMinistrinë e Shëndetësisë dhe IKSHPK-në paso që sipas tij nuk janë duke marrur masa parandaluese për pandeminë COVID-19, shkruan InLajmi.
Haxhiu ka thënë se pandemia nuk ka kaluar, virusi është prezent. Në Kosovë janë 340 raste aktive të cila mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës.
Ai ka kritukuar duke iu bërë apel Ministrisë së SHëndetësisë dhe IKSHPK-së që të vendosin masa të sakta për parandalimin e përhapjes së pandemisë pa cenuar levizjen e lirë dhe pa rrezikuar bizneset.
Postimi i plotë:
Alarmamte!
Dje 36 e sot 40 raste me COVID-19.
Masat po lirohen, rastet po shtohen, situata mund të eskalojë!
Pas heqjes e të gjitha kufizimeve të vendosur për shkak të pandemisë COVID-19, Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK-ja do të duhej të nxirrnin udhëzues për masat parandaluese për luftimin e pandemisë.
Masat duhet të jenë të sakta për çdo qytetarë dhe çdo biznes. Pandemia nuk ka kaluar, virusi është prezent. Në Kosovë janë 340 raste aktive të cila mund të rrezikojnë seriozisht shëndetin e popullatës.
Andaj ju bëj apel MSH-së dhe IKSHPK-së që të vendosin masa të sakta për parandalimin e përhapjes së pandemisë pa cenuar levizjen e lirë dhe pa rrezikuar bizneset.
Modele të këtilla ka mjaft në vendet e BE-së.
Sipas IKSHPK-së deri me sot, datë 07.06.2020, në Kosovë janë regjistruar:
1234 raste pozitive me COVID-19, respektivisht 678 raste për 1 milion/banorë. Krahasuar me të dhënat nga Ëorldometers, janë 136 vende të botës që e kanë smundshmërinë me të ultë për 1 milion/banorë se sa Kosova.
31 raste të vdekjës nga COVID-19, respektivisht 17 raste të vdekjes për 1 milion/banorë. Janë 140 vende të botës që e kanë vdekshmërinë me COVID-19 për 1 milion/banorë me të ultë se sa Kosova.
Janë bërë 16674 teste për COVID-19, respektivisht 9158 teste për 1 milion/banorë. Janë 103 vende të botës që kanë bërë më shumë teste për COVID-19 për 1 milion/banorë, se sa Kosova.
Të nderuar qytetarë, rreziku nuk ka kaluar.Virusi është prezent dhe nëse nuk kemi kujdes të shtuar situata mund të eskalojë dhe mund të rrezikojmë që ta përhapim corona virusin pavetëdijshëm. /InLajmi/