Komisioni për Sëmundje Infektive sot duhet të mbajë mbledhje në të cilën do të shqyrtohen hapat e ardhshëm në lidhje me masat rrigoroze. Edhe sot qytetarët në të gjitha komunat e qytetit të Shkupit, komunat e rrethinës së Shkupit, Haraçinë, Zelenikovë, Ilinden, Petrovec dhe Studeniçan, në Kumanovë, Likovë, Shtip, Karbinci, Tetovë, si dhe Bogovinjë, Bërvenicë, Tearcë, Zhelinë dhe Jegunovcëdo të jenë në karantinë. Ndalesa e lëvizjes përfundon nesër në orën 5 të mëngjesit.
Në të gjitha qytetet tjera qytetarët edhe sot mund të lëvizin deri në orën 16. Ndalesa e vizitës së varrezave në të gjithë territorin e shtetit vlen deri nesër në orën 5 të mëngjesit.
Qeveria këtë vendim e solli të mërkurën, sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive, me qëllim të reagimit të shpejtë dhe efikas për parandalim të përhapjes së koronavirusit.
Përjashtimet nga ndalesa e lëvizjes vlejnë për policinë, armatën, punonjësit shëndetësor (në ISHP dhe IPSH si dhe mjekët amë) marketet dhe restoranet të cilat kryejnë dorëzim të prodhimeve, ndërsa barnatoret punojnë pa ndërprerë.
Përjashtimet nga këto ndalesa vlejnë edhe për aktivitetet bujqësore, për shkak të së cilës është lejuar lëvizja brenda territorit në hyrje të fshatrave, përkatësisht për nevoja pune.
Të gjitha lejet e dhëna për lëvizje gjatë ndalesave paraprake për lëvizje të cilat ishin vendosur ende mbesin në fuqi, veçanërisht për operatorët ekonomik dhe për punë të organizuar në turne.
Ndalesa për lëvizje nuk vlen për personat me aftësi të kufizuara dhe për shoqëruesit e tyre nëse kanë dokumentacion përkatës.
Shetitja e manarëve tashmë është në terminet e vendosura në periudhën nga ora 8-8:30, 15 – 15:30 dhe 20-20:30.
Ministria e Punëve të Brendshme dje kumtoi se në 24 orët e para të kthimit të masave rrigoroze, janë regjistruar 481 shkelje te personat të cilët nuk kanë mbajtur pajisje mbrojtëse, ndërsa 155 persona janë arrestuar nga 203 të cilët nuk e kanë respektuar ndalesën e lëvizjes, transmeton MIA.
Ora policore tetëdhjetë orëshe filloi të enjten në orën 21, dhe do të zgjasë deri nesër në orën 5 të mëngjesit. Ndalesë të lëvizjes në territorin e të gjithë shtetit kishte deri në datën 26 të muajit të kaluar, kur ishte hequr tërësisht.