Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti pas 10 rasteve të reja me Covid-19 në Prishtinë ka njoftuar se nga nesër do të mbyllen tre çerdhe në kryeqytet, shkruan InLajmi.
Ahmeti ka thënë se Nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë
Sipas tij deri te kjo situatë erdhi për shkak të “papërgjegjësisë së individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut”
Postimi i plotë:
Tanimë kemi më shumë informata rreth dhjetë rasteve në Prishtinë. Fatkeqësisht, papërgjegjësia e individëve dhe çasja shpërfillëse ndaj rrezikut na ka shkaktuar telashe më të mëdha.
Duke anuar kah kujdesi, nesër çerdhet Lulevera, Xixëllonjat, dhe Buzëqeshja mbyllen dhe urdhërohet dezinfektimi i plotë. Po ashtu do të kontaktojmë me të gjithë që mendojmë se mund të jenë në rrezik nga infeksioni.
Dy mësime shume të rëndësishme
1. Mos e fshihni semundjen nga të tjerët
2. Mos e shpërfillni virusin si të parëndësishëm
Nesër gjatë ditës do të ju informojmë për masat shtesë. /InLajmi/