Qytetarët që kanë mbetur jashtë Kosovës për shkak të pandemisë, po vazhdojnë të rikthëhën në atdhe, percjell InLajmi
Sot është bërë e ditur se do të vijnë në Kosovë, edhe 1.400 qytetarë që ishin në Gjermani.
E përmes një postimi të bërë nga Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka njoftuar se ata tashmë janë rikthyer në shtëpitë e tyre.
Ky është postimi i saj:
Kosova rikthen qytetarët e saj nga Gjermania.
Më shumë se 1.400 kosovarë u rikthyen në shtëpitë e tyre që nga shfaqja e pandemisë Covid-19.
Faleminderit Ambasadës së Kosovës në Gjermani, Institucioneve të vendit dhe autoriteteve gjermane.
Puna vazhdon!/InLajmi/