Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në të cilën i jep të drejtë Thaçi rreth dekretit për mandatarin e Qeverisë, ka reaguar Ministrja në detyrë e Ministrisë së Drejtësisë Albulena Haxhiu, shkruan InLajmi.
Përmes një shkrimi në Facebook Haxhiu, e ka quajtur vendimin e Gjykatës Kushtetuese vendim skandaloz.
“Gjykata Kushtetuese i dha grusht vullnetit të popullit! Vendim skandaloz”, ka shkruar Haxhiu.
Ndërkaq,sipas vendimit të gjykatës, dekreti i Presidentit është në përputhshmëri me paragrafin 2 të nenit 82 të Kushtetutës, duke konstatuar rrjedhimisht, që votimi i suksesshëm i një mocioni mosbesimi të Kuvendit ndaj Qeverisë, nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të Kuvendit dhe mundëson formimin e një Qeverie të re në pajtim me nenin 95 të Kushtetutës. /InLajmi/