I dekretuari nga Presidenti i Republikës së Kosovës për kryeministër Avdullah Hoti thotë se po i pëcjellë me keqardhje dhe shqetësim raportimet për dëmet në bujqësi nga breshëri, shkruan InLajmi.
Ai madje, përmes një postimi në rrjetet sociale, po këshillon kolegun e tij partiak, ministër i bujqësisë në qeverinë në detyrë Besian Mustafa, se si të procedojë tutje.
“Ministri i Bujqësisë dhe komunat përkatëse duhet të evidentojnë këto dëme dhe të shfrytëzohen të gjitha mundësite për mbështetje të bujqve të dëmtuar”-ka shkruar Hoti.
Ish-zëvendës kryeministri i Kosovës po zotohet se me programin që ka për rimëkëmbjen ekonomike do të dyfishoj subvencionet në bujqësi.
Ai bënë të ditur se masat do të prezentohen ditët në vijim dhe do të miratohen në mbledhjen e parë të Qeverisë.
Postimi i plotë:
Me shqetesim dhe keqardhje po i percjell raportimet per demet ne bujqesi nga bresheri ne disa komuna neper Kosove. Ministri i Bujqesise dhe komunat perkatese duhet te evidentojne keto deme dhe te shfrytezohen te gjitha mundesite per mbeshtetje te bujqeve te demtuar.
Ne programin per rimekembje ekonomike te Qeverise se re kemi parapare dyfishim te te gjitha subvencioneve ne bujqesi, krahas masave per mbeshtetje te kredive bujqesore dhe investimeve ne sisteme te ujitjes. Keto masa do te prezantohen ne ditet ne vijim dhe do te miratohen ne mbledhjen e pare te Qeverise se re./InLajmi/