Zyrtari i lartë i LVV-së Arbër Zaimi ka reaguar pas arrestimit të drejtorit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazit. Sipas tij, mbajtja e Abazit në komisariat është mesazh politik, shkruan InLajmi.
Zaimi përmes llogarisë facebook ka thënë se drejtorët e policisë që kanë dhënë urdhër për “vëmendje speciale” për Boikenin mbajnë përgjegjësi edhe vetë, siç do të mbajnë edhe politikanët që i kanë telefonuar për t’i “udhëzuar”.
Postimi i plotë:
Mbajtja në komisariat e drejtorit të qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje në Shqipëri, Boiken Abazit, është mesazh politik.
Drejtorët dhe zv. drejtorët e policisë që kanë dhënë urdhër për “vëmendje speciale” për Boikenin mbajnë përgjegjësi edhe vetë, siç do të mbajnë edhe politikanët që i kanë telefonuar për t’i “udhëzuar”.
Protestat do të vazhdojnë dhe do të jenë gjithëpërfshirëse, sepse prishja e teatrit ishte akt tinzar nga një pushtet që ka vepruar natën, si bandit ordiner. /InLajmi/