Dy rastet e reja në Vushtrri janë qytetarë të ardhur nga Suedia
Sot janë konfirmuar edhe dy raste të reja me koronavirus në Komunën e Vushtrrisë.
Kryetari Xhafer Tahiri tha se të dy rastet janë nga e njëjta familje, me banim në rrugën ‘2 maji’.
“Këta qytetarë kanë ardhur nga Suedia para disa ditësh dhe me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë nuk janë vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve, por kanë qenë në vetizolim në shtëpinë e tyre. Rastet e kontakteve të paralajmëruara sot për testim sipas informatave nga IKSHPK nuk kanë arritur të përfundohen, ndërsa rezultatet pritet të dalin nesër”, shkruan Tahiri në Facebook.
Tahiri iu bën thirrje qytetarëve të vazhdojnë t’iu përmbahen rekomandimeve të institucioneve shëndetësore për mbrojtje nga përhapja e koronavirusit.