Hera e dytë që në Kosovë numri i të shëruarve është më i madh se numri i të infektuarve meqë rast në Kosovë janë shëruar 17 persona ndërsa pozitiv kanë dalë vetëm 9, shkruan InLajmi.
E një lajm edhe më i mirë vjen nga qyteti i Pejës ku nga 42 testimet për koronavirus, të gjitha kanë rezultuar negative.
Njoftimin e ka bërë të ditur Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Pejë.
Njoftimi i plotë:
Mirëmbrëma për të gjithë ju bashkëqytetar të komunës së Pejës
Dje dhe sot ekipet mjekësore të IKSHP-së kanë kryer 42 testime për Covid-19 në qytetin e Pejës.
Në njoftimin publik të Intstitutit Publik mostrat e dërguara nga Peja kanë rezultuar të gjitha negative.
Peja po fillon të shkoj drejt qetësimit sa i përket përhapjes së virusit në fjalë./InLajmi/