Më 24 shkurt Prokurori i Specializuar i Gjykatës Speciale ka njoftuar Kryetaren e Dhomave të Specializuara të Kosovës se ka ndërmend të fillojë me procedime penale.
Por tash e dy muaj kjo nuk ka ndodhur.
Nga Dhomat e Specializuara është konfirmuar për se puna nuk është ndalur. Pyetur nëse shkak i mosngritjes së aktakuzave në këtë periudhë është pandemia, përgjigja ka qenë “JO”.
“Puna e gjyqtarit të procedurës paraprake i caktuar nga Kryetarja për të shqyrtuar aktakuzat është duke vazhduar”, theksohet më tutje në përgjigje.