Shoqëroni vaktet tuaja me këtë sallatë të shijshme dhe të shëndetshme, e cila është e pasur me vitaminë C – shumë e mirë për shikimin, lëkurën dhe sistemin imunitar. Ndiqni hapat më poshtë dhe përgatiteni shumë lehtë në shtëpi.
500 gr patate të vogla
100 gr sallam pikant
4 vezë të skuqura syze
1/2 spec jeshil
1/2 spec të kuq
1/2 tufe majdanoz
1/2 lugë mustardë pikante
50 gr ullinj jeshil pa bërthama
Kripë
Piper
100 ml vaj ulliri
Udhëzimet
Lajmë patatet dhe i vendosim pa qëruar në një tenxhere. I mbushim me ujë të ftohtë derisa të mbulohen, u hedhim kripë dhe i vendosim për t’u zier.
Pas zierjes, i kullojmë patatet dhe i vendosim menjëherë në ujë të ftohtë, në mënyrë që t’i qërojmë lehtë. I presim në 4 pjesë dhe i vendosim në një enë.
Presim sallamin, perimet dhe erëzat. I bashkojmë në enën ku kemi vendosur patatet.
Shtojmë vaj ulliri, mustardë, kripë dhe piper. I përziejmë lehtë dhe spërkasim me pika limoni, sipas dëshirës. Recetë nga Renato Mekolli