Ministrja në detyrë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike Rozeta Hajdari ka ndërmarrë vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Urdhëresës së 23 marsit për mbarëvajtjen e veprimtarive ekonomike gjatë emergjencës së shëndetit public, përcjell InLajmi.
Ndër të tjerash në këtë Urdhëresë thuhet se ndalohet ‘ndërtimi i projekteve të ujit’ e klasifikuar me kodin 42.91.
Gjithashtu u shtua se në ndërtimet e ndaluara përfshihet edhe devijimet e rrjedhave ujore, e ndërtime tjera që kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me burimet ujore dhe natyrore e në pellgjet lumore./InLajmi/