Instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se numri i rasteve të reja të koronavirusit në Gjermani ka shënuar rënie të konsiderueshme në krahasim me ditën paraprake.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Gjermani u konfirmuan vetëm 2,821 raste të reja të infektimeve, shifër dukshëm më e vogël se 4,133 rastet e konfirmuara të shtunën. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve shkoi në 120,479 persona.
Kjo ishte rënia e dytë e numrit të rasteve të reja pas katër ditëve të rritjes së vazhdueshme, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Përpos të infektuarve, në Gjermani u shënuan edhe 129 viktima të reja të koronavirusit gjatë 24 orëve të kaluara. Numi i përgjithshëm i të vdekurve shkoi në 2,679.
Gjermania është një ndërt shtetet evropiane me më së shumti të prekur nga koronavirusi, por ka numër mjaft të vogël të viktimave në krahasim me Italinë, Spanjën, Francën dhe Britaninë e Madhe.