Ministri në detyrë i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku, pati një takim të rëndësishëm sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abbott, shkruan InLajmi.
Temë e këtij takimi ishte përballja me përhapjen e koronavirusit si në Kosovë ashtu edhe në Mbretërinë e Bashkuar, masat që kanë marrë të dyja shtetet për mbrojtjen e qytetarëve nga ky virus.
Abbott përgëzoi Abdixhikun për angazhimin në menaxhimin e situatës me aranzhimin e kthimit të kosovarëve nga vendet e tjera dhe izolimin e tyre për dy javë, në mënryë të organizuar.
Ndryshe numri i të infektuarve me koronavirus në vend është 113 dhe disa persona janë shëruar./InLajmi/

















