Ka shkuar në 13 mijë e 69 numri i viktimave nga koronavirusi në nivel global, ndërsa numri i të infektuarve tashmë ka arritur në 308 mijë e 594
Por, përveç shifrave të larta të viktimave dhe të prekurve tashmë edhe numri i të shëruarave është mjaft i lartë, 95 mijë e 829.
Italia prin në numrin e viktimave me 4,825, që pasohet nga Kina me 3,144.
Kurse sa i përket numrit të të infektuarve numrin më të lartë e ka Kina me 81 mijë e 348 persona e pasuar nga Italia me 53 mijë e 578 të infektuar.
Ndërkaq një rritje e numrit të infektuarve është vrenjtur edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku tashmë numri i të infektuarve ka arritur në 26 mijë e 892.
SHBA-të tashmë kanë kaluar edhe Spanjën e Iranin me numrin e të infektuarve.
Në Spanjë numri i të infektuarve ka shkuar në 25 mijë e 496, transmeton lajmi.net.
Në Kosovë deri më tani janë konfirmuar 31 persona pozitiv me koronavirus. Derisa në Shqipëri janë konfirmuar 76 persona