Shpëtim Thaçi, pulmolog në QKUK ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës të qëndrojnë edhe së paku dy javë në shtëpi në mënyrë që të mos mundësojnë përhapjen e koronavirusit.
Doktorantë në Universitetin e Prishtinës ka thënë se bazuar në hulumtimet shkencore dhe statistikat që po publikohen nga shkencëtarët e botës, në Kosovë mund të ketë rreth 240 persona të prekur me koronavirus, shkruan InLajmi.
“Çdo njëri, të qëndrojë në shtëpi së paku 2 javë”, ka kërkuar ai.
“Meqë Kosova gjendet në ditën e 14-të dhe janë identifikuar 24 raste pozitive me SARS-CoV-2, rrjedhimisht sipas ketyre të dhënave në Kosovë mund të janë 240 raste të infektuara me këtē virus”, ka shkruar pulmokogu i QKUK’së./InLajmi/