Lista Serbe nuk po merr pjesë në seancën e veçantë të Kuvendit të Kosovës kushtuar ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në këtë seancë që po mbahet me rastin e Ditës së Gruas ka mbajtur një fjalim e mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës, Vasfije Krasniqi-Goodman.
Krasniqi-Goodman tha se është turp për shtetin e për shoqërinë se me çka po na viktimizoni neve vajzave e grave të cilat kanë qenë pjesë e kësaj torture.
“Duhet me ju ardhë turp gjithë shoqërise se me çka po na viktimizoni neve. Ne po dëshirojmë me na mbështetë shteti, se çka na ka ndodhë neve ka qenë krim i luftës e ju nuk ishit aty me na mbrojt”, ka thënë Krasniqi-Goodman.