Me rastin e shënimit të 8 Marsit, Ditës Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës organizon seancë të veçantë, e cila do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Deputetëve të Kuvendit do t’iu drejtohet Vasfije Krasniqi-Goodman.
Seanca mbahet nesër (9 mars 2020), në orën 11.00.
Vasfije Krasniqi është njëra nga femrat e rralla kosovare që ka folur për dhunën e përjetuar seksuale gjatë luftës në Kosovë.