Një mosmarrëveshje ka ndodhur mbrëm në mes të burgosurve në Burgun e Dubravës e cila ka kaluar deri në rrahje, shkruan InLajm
Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Burgun e Dubravës në Istog, bën të ditur policia në raportin 24 orësh
“Raportohet se brenda në objektin e Burgut të Dubravës pas një mosmarrëveshje, dy të dyshuar të burgosur meshkuj kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të burgosurin tjetër viktimën mashkull Kosovar”, theksohet në raportin e policisë.
Po ashtu, bëhet e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori /InLajmi/