Zëvendëskryeministri, Haki Abazi, ka takuar minatorët e Trepçës të cilët dje kanë hyrë në një grevë, duke ju premtuar zgjedhje të problemeve, shkruan InLajmi
Takimi është zhvilluar në orët e para të mëngjesit me rreth 35 minatorë dhe bashk me kryetarin e Mitrovicës, ku është diskutuar për të drejtat dhe kushtet e punës, ka shkruar në postimin e tij në rrjetin social facebook Abazi
Postimi i plotë:
“Mbrëmë në orët e vona e deri në orët e para të mëngjesit jemi takuar me 35 minatorë, së bashku me kryetarin e Mitrovicës, zëvendësministrin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe drejtorin e Kombinatit Trepça.
Në nivelin e 11-të të minierës “Stan Terg” të Mitrovicës, kemi diskutuar gjatë për të drejtat dhe kushtet në punë.
Dolëm së andejmi, duke u pajtuar për të vazhduar përpjekjet zgjidhjen e problematikave të grumbulluara me dekada, në këtë sektor me rëndësi kombëtare për ekonominë e Kosovës” /InLajmi/