Përfaqësuesi i VV-së në KQZ, Sami Kurteshi, ka reaguar lidhur me mbledhjen e qeverisë që po mbahet në Prevallë.
“Kjo dëshmon qartë se sa të papërvojë janë në hajni edhe Kryeministri edhe Qeveria. Mozomakeq!” ka shkruar Kurteshi në Facebook.
Postimi i plotë:
MUNGESA E PËRVOJËS QEVERITARE!
Shih ti, Qeveria ka shkuar në Prevallë për mbledhje pune tërëditore, pa mëditje, pa skija, pa turizëm ndërkombëtar!
Kryeministri i papërvojë nuk ka shkuar në Banjsko të Bullgarisë edhe t’u hipin skijave, edhe të marrin mëditje, edhe shtesa për orar të zgjatur, edhe turizëm ndërkombëtar, edhe…
Kjo dëshmon qartë se sa të papërvojë janë në hajni edhe Kryeministri edhe Qeveria. Mozomakeq!