Që nga 1 marsi hyn në fuqi ligji i ri për punëtorët në Gjermani, ligj ky që do të lejojë edhe personat nga vendet e Ballkanit Perëndimor të cilët janë të kualifikuar për profesione të caktuara, të aplikojnë për të punuar drejt këtij vendi të perëndimit
Ky ligj për të cilin ka pasur reagime të shumta edhe në vendin tonë, nuk i lejon individët të cilët nuk janë të kualifikuar në ndonjë profesion, që të shkojnë së pari atje dhe më pas të kualifikohen.
Shumë kosovarë shprehen të gatshëm të fillojnë menjëherë procedurat që të gjejnë një vend pune me profesionin e tyre në Gjermani.
“Planifikojë të dalë të vazhdojë studimet atje dhe më pas edhe të punësohem përmes asaj”, ka thënë një qytetar për Klan Kosovën.