Sekretari i PDK-së, Uran Ismaili, ka thënë se shkuarja e kabinetit qeveritar të Albin Kurtit në hotel në Prevallë për të hartuar programin qeveritar, është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin siç thotë Ismaili, gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh.
“Vikendi në një hotel në Prevallë i Qeverisë Kurti është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh. Kjo tregon se tërë ata muaj negociatash mes partnerëve – nuk ishin shpenzuar fare për program e parime, por për ndarje postesh e privilegjesh”, ka shkruar Ismaili në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Vikendi në një hotel në Prevallë i Qeverisë Kurti është përpjekje e dështuar për ta improvizuar një program qeverisës, për të cilin gënjyen se e kishin që para gjashtë muajsh. Kjo tregon se tërë ata muaj negociatash mes partnerëve – nuk ishin shpenzuar fare për program e parime, por për ndarje postesh e privilegjesh. Mungesa e programit dhe buxhetit ka paralizuar institucionet e Kosovës, duke shkaktuar ngecje në çdo sektor. Për fat të keq, përveç kohës që u humb paraprakisht, pasojat e mungesës së planit do të ndjehen nga qytetarët gjatë muajve të ardhshëm. /InLajmi/