Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti, përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka thënë se në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit.
“Në këtë program reflektohet plotësisht marrëveshja e koalicionit, ku janë të specifikuar masat që do të ndërmarrim për të rritur punësimin, për kujdes social gjithëpërfshirës, për arsim e shëndetësi cilësore, rend e ligj për të gjithë, mbështetje për bujqësinë, diplomaci të fortë, kujdes për mërgatën tonë e çështje tjera”, ka shkruar Hoti.
Postimi i plotë i Avdullah Hotit:
Sot, ne takim pune ne Sharr me gjithe kabinetin qeveritar, diskutojme Programin Qeverises 2020-2023. Ne kete program reflektohet plotesisht marreveshja e koalicionit, ku jane te specifikuar masat qe do te ndermarrim per te rritur punesimin, per kujdes social gjitheperfshires, per arsim e shendetesi cilesore, rend e ligj per te gjithe, mbeshtetje per bujqesine, diplomaci te forte, kujdes per mergaten tone e ceshtje tjera. /InLajmi/