Feronikeli e ka mposhtur Trepçën ’89, me rezultat 3-0, të shtunën në “Rexhep Rexhepi” të Drenasit, në kuadër të javës së 20-të të IPKO Superliga e Kosovës në futboll.
Kampionët në fuqi ia dolën të sigurojnë tri pikë të plota në duel me mitrovicasit me golat e shënuar nga Mendurim Hoti (50’), Mevlan Zeka (92’) dhe Dabiqaj (93’).
Ndërkohë, tri pikë të jetë të rëndësishme në garën për kreun e tabelës, i ka arkëtuar Gjilani që në udhëtim mposhti Dukagjinin, me rezultat 0-4. Busic (2’), Plaku (26’), Veliu (79’) dhe Progni (90’).
Gjilanasit më këtë fitore ngjitën në pozitën e tretë me 38 pikë, dy më pak se Drita dhe Ballkani, kjo e fundit sonte luan derbin kundër Prishtinës, shkruan RTK.
Tri pikë të shpresës i ka arkëtuar edhe Ferizaj që para tifozëve të tyre mundi Llapin, me rezultat 2-0. Gashi ishte njeriu i ndeshjes duke shënuar dy golat për ferizajasit të cilët akoma mbesin në zonën e rrezikshme pasi kanë 22 pikë dhe në renditen në pozitën e 10-të.