Në pikën e katër të mbledhjes së Qeverisë është shqyrtuar Propozim-vendimi për shkarkimin e Brodit të Drejtorëve të Ndërrmarrjes Publike Qendrore “Hekurudhat e Kosovës – Infrakos” SH.A.
Rozeta Hajdari, ministrja e Ekonomisë në mbledhje ka rekomanduar që ta shkarkoj këtë bord pasi që ka dështuar të marrë masa ndaj kryeshefit, Agron Thaçit, i akuzuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës “, që ka të bëj me dëmtimin e pronës.
“Njësia për politika dhe monitorim për ndërmerrje publike ka thënë se ka rënë validiteti i kësaj ndërmarrjeje kohëve të fundit”, tha Hajdari.
Pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim u shkarkua Bordi i Infrakos sot.
Bordi i “Infrakos”-it ishte emëruar në datë 2 prill të vitit të kaluar, në mbledhjen e Qeverisë që udhëhiqej nga Ramush Haradinaj, shkruan Indeksonline
“Infrakos”-i ka paralajmëruar se nëse Qeveria do të marrë vendim për shkarkim, ai do t’i ndjekë të gjitha rrugët ligjore. Tutje, shton se janë përzgjedhur sipas procedurave ligjore dhe konkursit publik.