Trajneri i Juventusit, Maurizio Sarri mund të përballet me shumë kërkesa për shkarkimin e tij nëse do të humbas kundër Interit.
Sipas La Republica problemet për trajnerin e skuadrës italiane janë duke vazhduar dhe ka gjasa që ta rikthejnë si trajner Massimiliano Allegrin.
Kampionët italian do të përballen me sfidë mjaftë të vështirë kundër Interit dhe kjo mund të jetë një provë edhe për trajnerin e Juventusit.