Zëvendëskryeministri i LVV-së, Haki Abazi, ka thënë se shteti dhe interesi kombëtar nuk i përshtatet agjendës që e përcakton presidenti Thaçi.
“LVV si palë qeverisëse nuk i ka asnjë borxh Thaçit”, ka shkruar në rrjetin social Facebook.
Postimi i plotë:
Shteti, shtetësia dhe interesi kombëtar nuk i subordinohet axhendës që përcakton Thaçi pa koordinim me qeverinë. I gjithë spektri i diplomacisë ndërkombëtare është duke parë në shpresë e admirim qeverinë Kurti. Në takimet tona edhe brenda edhe jashtë Republikës sonë. Ata, qytetarët dhe ne, bashkë kemi ndërprerë praktikat e të bërit politikë larg publikut dhe në kundërshtim të interesit të vendit.
LVV si palë qeverisëse nuk i ka asnjë borxh Thaçit. /InLajmi/