Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka takuar shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation (DFC), Adam Boehler.
Presidenti ka treguar se ka biseduar për potencialet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja. Gjithashtu, ka shtuar se Kosova ka potenciale të mëdha për zhvillim ekonomik, investime dhe prosperitet për qytetarët, shkruan InLajmi.
“Në një takim me shefin ekzekutiv të International Development Finance Corporation (DFC), Adam Boehler, bisedova për potencialet e Kosovës për të tërhequr investime të huaja. Kosova është shtet i ri me potenciale të mëdha, me fokus kah e ardhmja, kah zhvillimi ekonomik, kah investimet dhe kah prosperiteti për qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi.
Në fund Thaçi ka thënë se International Development Finance Corporation është gjithmonë e gatshme për ta mbështetur zhvillimin ekonomik në Kosovë.
“ International Development Finance Corporation është agjenci e pavarur e Qeverisë Amerikane, që ofron financim për projekte zhvillimore dhe është gjithmonë e gatshme për ta mbështetur zhvillimin ekonomik në Kosovë”./InLajmi/