Deputeti i LDK’së, Driton Selmanaj ka folur për përplasje mes partisë së tij LDK me Lëvizja Vetëvendosje për shkak të qëndrimeve për heqjen e taksës ndaj produkteve serbe.
Selmanaj ka thënë se taksa duhet të hiqet sa më shpejt që është e mundur.
“Ne jemi të vetëdijshëm që është qasja proakative dhe dinamike e përfshirjes së SHBA në dialogun me Serbinë është e rëndësishme për ne. Kërkesën e madhe dhe të qartë që taksa si një element bllokues duhet të hiqet nga rruga që të hapet mundësi që Kosova Serbia të rikthehet në dialog. Duke i parë këshillat, që vendimi për taksën duhet të merret sa më shpejt që të mundet”, ka thënë ai.
Ai ka folur për marrëdhëniet me Vetëvendosjen për çështjen e taksës, duke thënë se nuk janë pajtuar 100% për këtë punë.
“Nuk jemi bindur 100% por jemi në proces që të qartësohemi. Në fakt ne akoma nuk jemi lëshu në nivel të diskutimeve, nuk e di nëse u shtri kjo çështje për heqjen e taksë, si duke kemi dallime në kohë, duhet me lexu saktë dhe drejt mesazhi që na vjen nga administrata amerikane dhe nuk kemi kohë të humbim”, u shpreh ai.
“Nuk jemi të intersuar që të rrim në një koalicion qeverisës i cili mund të merr epitetin e nje qeveri anti amerikane”
“Nuk mund të rri si deputet qe del amerika thotë që e shuan bashkëpunimin e ndalim forcat dhe fondet ndaj Kosovës”, ka thënë ai.
“Duhet analizë me miqtë tanë për çdo veprim tjetër”, ka thënë ai