Përbërësit:
1 pako makarona
200 ml qumësht
3 vezë
kripë
piper
arrëmyshk
150 gram djathë i bardhë
50 gram gjalpë
3 lugë gjelle miell
100 gram djathë parmixhano
Përgaditja:
Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë spagetit. Në një enë shtoni qumështin, vezët, pak kripë, piper si dhe pak arrë moskati.
Pasi makaronat të jenë zierë i vendosni në tavën nga Delimano. Sipër i shtoni masën me qumësht që përgatitët pak më parë dhe djathë të bardhë të ndarë në copa të vogla.
Ndërkohë në një tigan skuqni gjalpin me miellin. Shtoni një gotë qumësht, pak kripë dhe arrë moskati. E lini masën të trashet dhe kështu sapo përgatitët salcën beshamel gati për t’ia hedhur pastiços sipër. Në fund i shtoni djathin parmixhano. E fusni në furrë për tu pjekur përreth 40 minuta në temperaturë 180 gradë.
Ju bëftë mirë!