Për këtë vendim të Kurtit, ka raportuar edhe media serbe Tanjug.
Sipas këtij mediumi, Kurti ka ftuar Beogradin që të përfundojë fushatën e tij për tërheqjen e njohjes së Kosovës.
“Kryeministri i Kosovës Albin Kurti njoftoi se taksa për importin e lëndëve të para nga Bosnja dhe Hercegovina dhe Serbia do të shfuqizohet nga 15 mars, përcjell Bota Sot.
Në një konferencë të jashtëzakonshme për shtyp në Prishtinë, Kurti në të njëjtën kohë i bëri thirrje Beogradit të përfundojë fushatën e tij për tërheqjen e njohjes së Kosovës”, shkruan media serbe.