Për vrasjen e dyshimt të Qerim Kelmendit ka pasur reagime të shumta.
Edhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka reaguar në rrjetin social facebook, ku ka shkruar se Kelmendi ishte luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovvës, shkruan InLajmi.
“Me dhimbje të thellë mora lajmin për vrasjen e Qerim Kelmendit, luftëtar i orëve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Limaj.
Limaj ka shprehur ngushëllime dhe ka u ka bërë thirrje institucioneve të drejtësisë që të marrin masa për zbardhjen e kësaj vrasje.
“I bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që konform përgjegjësive që kanë të marrin masa të menjëhershme në funksion të zbardhjes së kësaj vrasje. Familjes Kelmendi, miqve dhe bashkëluftëtarëve të Qerimit iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta”, ka përfunduar Limaj./InLajmi/