Kryeministri Albin Kurti ka thirrur konferencë për media, njofton Zyra e tij.
Pasi e anuloi mbledhjen e Qeverisë, që ishte planifikuar të mbahej sot në orën 16:00, kryeministri do të deklarohet për media sonte në orën 18:30.
Kështu ka njoftuar Zyra e tij, ndërsa mbledhja e anuluar sot, do të mbahet të premten në mesdite, shkruan Insajderi.
Zëvendëskryeministri Avdullah Hoti ka kërkuar sot që të hiqet taksa dhe të mos rrezikohet partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.