Avdullah Hoti ka thënë se ai është përfaqësues i Lidhjes Demokratike të Kosovës në koalicionin qeverisës e jo Vjosa Osmani, për të cilën zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, ka thënë se është udhëheqëse e legjislativit.
“Unë përfaqësoj LDK-në në këtë koalicion qeverisës, sepse znj. Osmani është kryetare e Kuvendit. Qëndrimet e mija nuk janë individuale, por janë qëndrime të LDK-së – të dakorduara me kryetarin e LDK-së, të cilat përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së”, u shpreh Hoti.
Kjo masë e vendosur në nëntor të vitit 2018 nga Qeveria e drejtuar prej Ramush Haradinajt, do të fillojë heqja e taksës 100 për qind nga data 15 mars e këtij viti, shkruan FaktePlus.
E nëse Serbia vazhdon fushatën jomiqësore, atëherë, siç ka thënë sot kryeministri Kurti, nga data 1 prill tarifa do të hiqet tërësisht për një periudhë 90 ditëshe deri më 15 qershor.