Reshjet e borës kanë bërë që automjetet të kenë probleme për qarkullim.
Edhe në Prishtinë reshjet e borës kanë shkaktuar problem në komunikacion, shkruan InLajmi. Brenda një ore kanë ndodhur 2 aksidente.
Një lexues i InLajmit ka dërguar disa foto të aksidenteve për redaksinë. Njëri aksident ka ndodhur te mensa e studenteve ndërsa tjetri aksident disa metra më poshtë.
Policia e Kosovës ka dalur në vend të ngjarjes, dhe nga këto aksidente nuk ka të lënduar./InLajmi/